
Demokrati Edi Paloka në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar lidhur cështjen McGonigal ku u shpreh se komisioni hetimor është mohuar në formë skandaloze. Ai tha se maxhoranca do ti humbasë rëndësinë mocionit dhe se Rama nuk do të japë asnjë përgjigje më shumë ga sa ka dhënë deri tani. Sipas tij, parlamenti nuk është më funksional, ndërsa Rama ka kapur drejtësinë dhe se duhet të largohet nga aty ku ëhstë dhe me dhunë.
Nuk është vetëm komisioni hetimor i mohuar në mënyrën më skandaloze sepse ju i keni ndjekur dhe qëndrimet e Ballës dhe Ramës dhe deklarata e tij se s’do lejoj kurrë ngritjen e një komisioni hetimor është deklarata më e qartë dhe domethënëse që është bërë për këtë çështje. Të deklaroj kryeministri se s’do zbatohet një vendim i kushtetutës mendoje vetë se në cilën pikë kemi arritur.
Më tej ai shtoi se ajo që do ndodhi nesër në parlament mocioni me debat është një nga kërkesat që patën dhe sipas Palokës u la në limitin kohor të fundit që parashikon rregullorja.
Mund dhe të mos e bënin fare por ajo që do ndodhi është se nuk do të ketë asnjë përgjigje. Nesër s’do të ketë asnjë përgjigje për çështjen e McGonigal, të vetmet përgjigje që Rama kishte për këtë ai i dha. Kur u pyet pse përmendej 14 herë në aktakuzë tha se jam i gjatë, pra nuk presim ndonjë përgjigje tjetër nesër, dhe ato që do jepen do jenë banale gjithmonë nëse Rama do të vijë në parlament por dhe po erdhi do të kemi këto përgjigje banale. Do fillojë avazin 21 janari, gërdeci etj etj, këto do jenë të vërteta që do dëgjojmë nesër nga Taulant Balla dhe ushtria shurdhe në parlament. Ata do synojnë ta kthejnë në një seancë të mërzitshme të vazhdojnë me banalitet e tyre dhe me shpresën se do humbasë çdo gjë. Sa i takon pjesës sonë ne do mbajmë qëndrimet tona, do japim faktet tona.
Paloka deklaroi se sot kanë dhe mbledhjen e grupit ku do vendosin ndërsa theksoi se e kanë bërë të qartë se sa herë që do ketë parlament do të ketë dhe protesta. Sipas tij, Rama duhet të tërhiqet zvarrë sepse ka kapur drejtësinë.
Sa herë që të ketë parlament jashtë do të ketë protestë sepse ai parlament është fakt që nuk funksionon më. Unë jam për protesta nga mëngjesi dhe çdo ditë, javë dhe muaj deri sa ky njeri të shporret. Madje jam pak për më shumë se kaq. E kam thënë që Rama duhet tërhequr zvarrë nga ai vend, absolutisht ai do qëruar nga ai vend me çdo mënyrë sepse parlamentin e ka kthyer në kukull, drejtësinë e ka futur në xhep, të gjithë institucionet i ka kapur, pra çfarë të bëjë ky tjetër. S’ka më çfarë të bëjë, çdo shqiptar do e provojë në kurriz të tij se çdo të thotë. Më keq do bëhet nga dita në ditë nëse Rama vazhdon të qëndrojë aty sepse do të zhdukë demokracinë, opozitën. Rama duhet të largohet me dhunë, nuk ka mjet tjetër. Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen sepse nëse nuk largohet Rama ditë të zeza do të vijnë për të gjithë.
I pyetur për 3 marsin dhe çfarë pritshmërisë keni, Paloka tha se data 3 mars nuk ka një skenar, por do të jetë një protestë që nuk i përket më partisë demokratike, sepse është çështje e pluralizmit në Shqipëri.
Është deklaruar publikisht për presionin e bërë jo vetëm nga Rama por dhe nga ambasadorja dhe presionet janë të ditura dhe dihet pse bëhen sepse Ramës i intereson të këtë një opozitë fallco që ta përdorë si të dojë. Çdo tentativë e Ramës është për të eliminuar opozitën dhe se kujt kërkon Rama do ja japë vulën për këtë s’ka dyshime, por se sa ata gjyqtarë do ta hanë presionin apo joshjen këtë do ta tregojë data 3 e cila s’ka një skenar, por do të jetë një protestë që nuk i përket më partisë demokratike, sepse është çështje e pluralizmit në Shqipëri, Rama po kërkon të na kthejë 30 vite më parë. Alibeaj ka marrë garanci për vulën nga Balla. Ne nuk kemi punë as me gjykatën dhe as me drejtësinë por me Ramën për faktin se gjithçka këtu është nën thundrën e tij.



