Pas Brukselit, sekretari amerikan do të zhvillojë tur në Lindjen e Mesme

Pas Brukselit, sekretari amerikan do të zhvillojë tur në Lindjen e Mesme

Udhëtimi i Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken në selinë e NATO-s këtë javë do të përfshijë ndalesa shtesë në Lindjen e Mesme.

"Pas Brukselit, Sekretari Blinken do të udhëtojë këtë javë në Shkup, Izrael, Bregun Perëndimor dhe Dubai," tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Gjatë këtyre takimeve, Blinken do të "theksojë nevojën për të mbështetur rrjedhën e shtuar të ndihmës humanitare në Gaza, për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve dhe për të përmirësuar mbrojtjen për civilët në Gaza", tha zyrtari.

Blinken do të bisedojë gjithashtu me liderët për "të ardhmen e Gazës dhe nevojën për të krijuar një shtet të pavarur palestinez", tha zyrtari, duke shtuar se Blinken do të synojë "të vazhdojë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e konfliktit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy