Basha, akuza të forta Ramës nga Shkodra: Është bërë njësh me krimin

Basha, akuza të forta Ramës nga Shkodra: Është bërë njësh me krimin

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita e bashkuar ka bojkotuar seancën plenare në nisje të sesionit të ri parlamentarë duke u mbledhur në qytetin e Shkodrës. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të qeverisë, duke theksuar se krimi sundon jo vetëm në këtë qytet por edhe në qytete të tjera të vendit.  

Basha tha se krimi ka kapur edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe eksponentë të tjerë të Rilindjes siç e cilësoi ai. Kreu demokrat tha gjithashtu se prej 6 muajsh, bandat terrorizojnë qytetin e Shkodrës, duke shtuar se atje duhet të ishte sot Edi Rama për të lajmëruar arrestimin e tyre.

"Këtu duhet të ishte kryeministri i Shqipërisë për të raportuar arrestimin e kriminelëve që terrorizojnë prej 6 muajsh qytetin e Shkodrës. Edi Rama është në Tiranë me Jurges Çyrben, me Taulant Ballën, me Fatmir Xhafën dhe shumë eksponentë të tjerë të faktuar si persona të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është arsyeja e dytë se pse opozita mblidhet këtu. Nuk ka shqiptar që ta kuptojë se ka hipokrite janë thirrjet që vijnnë sot nga foltoret e Kuvendit se sa të dëshpëruara janë bojatisjet e propagandës për bashkëpunim. Me këtë të bashkëpunojmë? Me Agron Xhafën? Me Taulant Ballën, të cilit pasi i plasi skandali i Toyota Yaris dhe pastrimit të parave të pista të Drogës pohoi me gojën e tij se është mik me një prej anëtarëve të Bandës së Lushnjës, i dënuar me 21 vite burg në Itali, Edmond Bego. Sot kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht. Edi Rama bashkëpunoi haptas me kriminelët në qytetin e Shkodrës. Bashkëpunoi haptas me familja Dobraçaj. Kontrollin në Shkodër e kanë bandat e krimit të organizuar. Ky është realiteti në Durrës",deklaroi Basha.

Basha i ka bërë thirrje drejtorit të Policisë së Qarkut të japë dorëheqjen pas ngjarjeve të fundit në këtë rreth. Basha tha se në lagjet e Shkodrës, nuk lëvizet dot lirisht si të jemi në gjendje lufte. kryedemokrati gjatë fjalës së tij theksoi se situata nuk ka qenë kurrë më kritike se sot, nga njëra anë precipitimi i rendit publik, dhe nga ana tjetër kapja e mediave për t’iu shitur shqiptarëve të vërteta të rreme.

Kontrollin e kanë bandat kriminelët dhe jo shteti. Dhe sot kam një thirrje, për drejtorin e policisë së qarkut: Jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë ose do jesh fajtor si Rama e Xhafaj. E vetmja që të shpëton nga përgjegjësia morale”, tha Basha.

Kreu i opozitës iu përgjigj nga Shkodra ftesës së socialisteve bërë më herët për bashkëpunim. Por, sipas Bashës, kjo nuk mund të ndodhë pasi mazhoranca është bërë njësh me krimin.

Sot kufiri mes krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht, deklaroi Basha. “Prioritet është çlirimi i Shqipërisë nga krimi, asnjë ligj projektligj asnjë akt s’ka asnjë domethënë pa çliruar qeverisjen nga krimi”, theksoi Basha.

Në fund kryetari i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen aksionit opozitar për të shpëtuar nga një qeveri “e lidhur me krimin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy