Pano Soko nga Nisma Thurje në ‘MCN Live’ ka komentuar arritjet e SPAK deri më sot ku u ndal te mesazhet e Dumanit dhe Kasanof për të cilët u shpreh se ishin të qarta që nuk ka të preferuar politikë.
Ai tha se Rama po mundohet të gjejë një mekanizëm për të dobësuar SPAK, por Kasanof ishte i qartë kur tha se Dumani do ketë dhe një tjetër mandat në krye të këtij institucioni.
Sipas tij të gjithë duhet të dalin para drejtësisë ata që janë subjekt i SPAK dhe askush nuk del mbi ligjin.

Nuk besoj se ka shumë zgjidhje te kjo, partnerët kanë ardhur deri këtu duke ndërtuar një strukturë SPAK sot jo duke u varur te dëshirat dhe humori jonë politik. Mesazhi i Kasanof sot ishte i qartë nuk ka limite në mbështetjen tonë ndaj SPAK dhe s’ka të preferuar politikë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme.
Pra nuk ka një njeri që shpëton nga krimet, të gjithë janë subjekte të SPAK dhe askush nuk del mbi ligjin. Duke pasur të gjitha levat ka kontrolluar të gjitha interesat politike për interes personale të një grupi njerëzve dhe duket se kësaj i ka ardhur fundi me Dumanin.
Çështja është se ka një konflikt që po zhvillohet atje dhe konflikti është i dyanshëm atyre që janë subjekt i SPAK që punojnë ditë e natë për ta minuar punën e SPAK. Rama është një që po mundohet ta minojë punën e SPAK, halli i Ramës është si të ndërtojë një mekanizëm për të dobësuar SPAK, dhe kjo ose duke i vendosur shkopinj nën rrota ose duke i hequr kompetenca drejtuesve të SPAK.
Kjo që erdhi sot ishte një përgjigje ndaj kësaj Dumani do vazhdoj dhe një mandat tjetër dhe SPAK do vazhdojë, do e pranoni këtë realitet të ri dhe në krye do vazhdojë të jetë Dumani.
SHBA ka parë te ai njeri që ka mundur të vërë në shina procesin dhe shina është që të gjithë ata që kanë vjedhur për 34 vjet duhet të vihen para drejtësisë dhe ky është stacioni, dhe treni i SPAK është në shina për të arritur në stacion. E gjithë klasa politike drejtuese e gjithë vendit si të majtët dhe të djathtët sot janë subjekt i SPAK.



