Të rinjtë e vendeve të BE-së do të udhëtojnë falas këtë verë

Të rinjtë e vendeve të BE-së do të udhëtojnë falas këtë verë

Komisioni Europian është në hapat e parë të zbatimti të një një skeme që do t’u bëjë të mundur 20 000 -30 000 adoleshentëve të udhëtojnë falas me tren pasi të mbushin 18 vjeç.

Biletat e trenit, me vlerë mbi 510 euro në muaj, do të zëvendësohen me një abone që do t’u japë mbajtësve mundësinë të udhëtojnë nëpërmjet  32 hekurudhave në vende të ndryshme të Europës.

Skema është propozuar për herë të parë në vitin 2016, për të inkurajuar të rinjtë, sidomos ata me të ardhura të ulëta, që të eksplorojnë kontinentin e vjetër.

Përfituesit e parë do të mund të udhëtojnë verën e këtij viti.

Tibor Navracsics, Komisioneri europian për Edukimin, Kulturën, Rininë  dhe Sportin, thotë se “është e rëndësishme t’u ofrojmë të rinjve mundësinë të zgjerojnë horizontin duke eksploruar vendet. Edukimi nuk është vetëm ajo që mësohet në klasë, por edhe ajo çfarë ne zbulojmë rreth kulturës dhe traditave të popujve të kontinentit”.

Të rinjtë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së do të kenë të drejtën e udhëtimit pa pagesë. Aboneja mund të përdoret edhe në mjete të tjera transporti si autobusët apo tragetet në vende që janë pjesë e rrjetit Interrail. Në këtë grup përfshihen edhe vende si Estonia, Letonia, Lituania, Malta dhe Qipro.

 Kostoja e mbulimit të transportit pa pagesë “Interrail” për të gjithë qytetarët europianë mbi 18 vjeç është llogaritur rreth 1 miliard euro.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy