Ukraina: Çdo ditë vriten 200 ushtarë nga tanët

Ukraina: Çdo ditë vriten 200 ushtarë nga tanët

Deri në 200 ushtarë ukrainas vriten çdo ditë në agresionin ushtarak të Rusisë.

Një shifër e tillë raportohet nga një këshilltar i Presidentit, Volodymyr Zelensky.

Mykhailo Podolyak i tha BBC-së se vetëm armatimet më të avancuara perëndimore do ta kthejnë ofensivën ndaj rusëve, do të zvogëlojnë viktimat dhe do ta detyrojnë Moskën që të ulet në tryezën e bisedimeve.

Ai tha se humbja ditore llogaritet mes 100 dhe 200 ushtarëve ukrainas, që sipas tij, është rezultat i një mungesë të plotë të barazisë midis Ukrainës dhe Rusisë.

Trupat ukrainase janë nën bombardime të vazhdueshme ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e të gjithë Donbasit.

Armiqtë kanë përdorur praktikisht gjithçka që nuk është bërthamore: artileri të rëndë, sisteme shumëdrejtimëshe raketash dhe sulm ajror.

Ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë, nisi më 24 shkurt, në atë që Presidenti Vladimir Putin, e etiketoi si “operacion special ushtarak”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy