Një skemë mashtrimi të ngjashme me ato të filmave ka përdorur ish-zyrtarja e Bankës së Shqipërisë Milena Deraj, duke arritur që të përfitojë deri 570 mijë euro.
Gjykata e Tiranës sot ka lënë në burg të akuzuarën Milena Deraj, ka bërë të ditur për MCN live, gazetari Arsen Rusta,
Në Gjykatë ajo ka pretenduar se është kërcënuar nga katër banda për mos mbajtjen e premtimit për të hequr dy burgime të përjashtme. Ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë tha se kishte marrë përsipër të gjente dy avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur sot përpara gjykatës duke thënë se ju lutem më siguroni prindërit në Vlorë, bashkëshortin dhe djalin në Fier, pasi katër banda kriminale në Shqipëri, më kërcënojmë mua dhe familjen time me jetë nëse s’ju kthej parat dhe nëse nuk ju mbaroj punë, pasi janë të interesuar të heqin dënimin apo proceset penale.
Jam kërcënuar nga bandat për mos mbajtjen e premtimit për të hequr dy burgime të përjetshme. Mora përsipër të gjeja dy avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes.
Jam kërcënuar me pistoletë në kokë dhe jam peng.
Sa i përket njohjeve që ajo thotë, nga komunikimet telefonike të bëra me Abedin Verracakun, dhe më një të afërt të tyre dhe me një ish-kolegë të Bankës së Shqipërisë, ajo flet pa emra por nga ana tjetër thotë se njeh zyrtarë, ministra, njeh kryeministrin dhe se bashkëshorti punon në kryeministri dhje mund të ndikojë.
Ajo thoshte se gjithë ndikimin në sistemin e drejtësisë do ta realizonte përmes dy avokatëve të njohur.
Në një prej momenteve rezulton se njëri nga avokatët e përmendur nga ajo, është thirrur nga hetuesit dhe ai refuzon të pranojë një njohje me të dhe për më tepër të marrë në mbrojte çka sipas tij, kjo është e vërtetë.
Policia e Tiranës arrestoi 30 vjeçaren, e akuzuar për mashtrim pasi është provuar se kjo e fundit i ka marrë familjes Verracaku 340 mijë euro me premtimin se do u lehtësonte pozitat e tyre në gjykatë. Hasan, Abedin dhe Shyqyri Verracaku, babai dhe dy djemtë e tij, janë në kërkim policor në lidhje me masakrën në Velipojë në vitin 2021 ku mbeten të vrarë 4 persona pas konfliktet për shezlonget.
Denaj, më heret kishte mashtruar shoqen e saj duke i zhvatur 230 mijë euro, me premtimin e investimit në bono thesari. Mikaj e saj pasi ka kuptuar se paratë nuk ishin investuar, ka bërë kallëzim në polici.



