Pas më shumë se 50 filmave të xhiruar, 4 çmimeve Oscar nga 24 nominime, 4 Golden Globes, 2 çmimeve në Festivalin e Filmit në Venecia dhe vlerësimeve të tjera, Woody Allen njofton se do të tërhiqet nga kinematografia pas daljes në treg të filmit të tij të radhës.
Regjisori 86-vjeçar, i cili do të fillojë prodhimin e filmit më të ri artistik Wasp 22 në vjeshtë, ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle La Vanguardia duke u shprehur se kjo do të jetë puna e tij e fundit.
“Ideja ime, në parim, nuk është të bëj më shumë filma dhe të fokusohem te shkrimi”, thotë Allen, duke shtuar se projekti i tij i radhës do të jetë një roman.
Nuk është hera e parë që Allen spekulon të bëjë një hap prapa nga bota e kinemasë.



