Basha - Ramës: Opozita do të bllokojë seancën e kësaj të enjte

Basha - Ramës: Opozita do të bllokojë seancën e kësaj të enjte

Seanca e radhës së Parlamentit që mbahet çdo të enjte do të bllokohet nga opozita nëse Rama refuzon të pezullojë ligjërisht Armando Prengën. Kështu deklaroi kryetari i opozitës, Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit të PD.

 

Gjithashtu çuarja për gjykim në Gjykatën Kushtetuese e mandateve të tre deputetëve që sipas Bashës kanë përfituar miliona pasuri publike të shqiptarëve, Koço Kokëdhimës, Rakip Sulit dhe Valentina Leskaj është një tjetër pretendim i Partisë Demokratike. Duke e akuzuar Ramën se po përpiqet të pengojë dekriminalizimin, Basha theksoi se herët a vonë Prokuroria Speciale Antikorrupsion do të ketë të bëjë me shkaktarin e kësaj krizë të gjithanshme që quhet Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy