
Çmimi “Turing”, i cili në botën e teknologjisë është ekuivalent me një Nobel dhe financohet nga Google, shkoi këtë vit te 'mjeshtrat e makinave', ndryshe pionierët që revolucionarizuan kërkimet mbi inteligjencën artificiale, duke hapur rrugën për aplikimet e para praktike, nga analiza e ndryshimeve klimatike deri te diagnostikimi i sëmundjeve.
Çmimi "Turing" për 2019-n do të ndahet në tre pjesë.
Yoshua Bengio, nga Universiteti Kanadez i Montrealit dhe drejtor shkencor i Mila (Montreal Instituti for Learning Algorithms), ndau çmimin me vlerë 1 milion dollarë me Geoffrey Hinton, profesor emeritus në Universitetin e Torontos dhe konsulent për Google, dhe Yann LeCun, nga Universiteti i Nju Jorkut dhe shef i departamentit të hulumtimit mbi inteligjencën artificiale në Facebook.



