DASH: Diskutimet për dinarin të vijojnë me urgjencë

DASH: Diskutimet për dinarin të vijojnë me urgjencë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që diskutimet që janë mbajtur në Bruksel për çështjen e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës të vijojnë me urgjencë.

Zëdhënësi i DASH, Vedant Patel në një konferencë për mediat ka përsëritur sërish shqetësimin e SHBA-ve për situatën e krijuar dhe u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet.

“Besojmë se këto diskutime duhet të vazhdojnë me urgjencë. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është kanali adekuat për të zgjidhur këto çështje të ndërlidhura me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel në konferencë për media.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se Kosova dhe Serbia deri të premten duhet të dërgojnë propozime për çështjen e dinarit, ndërsa takimi i radhës do të mbahet të hënën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy