
Që nga viti 2021, të huajt kanë blerë mbi 1.3 miliardë euro prona në Shqipëri. Mes zonave më të preferuara është edhe Durrësi, ku sipas agjentëve imobilarë, investitorët italianë mbeten më aktivët, ndërsa kohët e fundit po shfaqet një interes në rritje edhe nga shtetasit amerikanë.



