
Alergjitë stinore, si edhe alergjitë e tjera, zhvillohen kur sistemi imunitar i trupit bëhet i ndjeshëm dhe reagon ndaj substancave të caktuara të mjedisit. Këto substanca, që shpesh nuk shkaktojnë probleme tek shumica e popullsisë, mund të shkaktojnë simptoma si teshtima, kollë dhe kruajtje.
Natyropatja Adelajda Gjonaj, e ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", shpjegon konceptin e alergjive stinore nga një këndvështrim natyropatik.
Ajo rendit disa nga alergjitë më të shpeshta tek njerëzit.
Pranvera është stina e alergjive për vet faktin se ndryshon metabolizimi me hapjen e pranverës, qarkullimin e gjakut fillon e ndryshon, hormonet ndryshojnë në metabolizmin tonë kështu që edhe pjesa e patologjive dhe alergjive stinore rritet akoma më shumë.
Alergjia është kur trupi ynë nuk e njeh një substancë të jashtëm të cilën e përkthen në rritjen e histamininës, Me këtë rast shenjat janë të ndryshme në çdo individ, dhe shpesh herë nuk kuptohet alergjia, por fal shenjave që ka dimë si reagon metabolizmi.
Kemi polenin, kemi ushqimet që janë shumë komponentë ushqimor që sjellin një alergji të caktuar siç janë prodhimet e bulmetit, siç është soja, që poshtu disa nuk e përdorin dot se jep alergji. Ajo që do theksoja është që një pjesë e madhe e popullsisë, pos problemeve me alergjinë me polemin, pluhurat, mykun e ambienteve në tërësi, kanë problem edhe me vezën, sidomos më të bardhën e vezës.
Veza jep kruajtje, në lëkurë, jep pulla në lëkurë, skuqje, dhe probleme në frymarrje dhe në lëkurë.
Alergjia nuk ka moshë, zhvillohen gjatë jetës, pastaj trupi duke i rritur mund ta humbasin, por kjo nuk do të thotë se trupi nuk krijon alergji edhe në një moshë të caktuar.
Sipas Natyropates Gjonaj, alergjitë ushqimore mund të parandalohen përmes një regjimi ushqimor të shëndetshëm përpara ardhjes së pranverës.
Mirëmbajtja është antibiotiku më i mirë i individëve që duhet bërë gjatë tërë vitit. Kjo bëhet duke krijuar regjime të caktuara ushqimore që kur vjen pranvera, trupi të jetë i përgatitur.
Kjo bëhet duke mos rritur hestaminimën, dioksidin e karbonit, të ulin përdorimin e sheqerit, të ulin përdorimin e karbohidrateve të shtuara, përdorimin e tepërt të grurit, sepse ne fund të fundit alergjia është një armik që trupi nuk do ta njohe.



