Vrasja e 14-vjeçarit, Rusta: Policia gabim madhor në komunikimin publik, janë sekuestruar telefonat e 5 të miturve (VIDEO)

Vrasja e 14-vjeçarit, Rusta: Policia gabim madhor në komunikimin publik, janë sekuestruar telefonat e 5 të miturve (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta thotë se deklarata e sotme e Policisë së Shtetit lidhur me ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani, vjen për shkak të gabimit të bërë prej vetë saj në komunikimin publik.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Rusta deklaroi se janë sekuestruar telefonat e të pestë të miturve të pranishëm në ngjarje dhe janë shoqëruar në polici që ditën që ndodhi vrasja.

Policia ka një gabim madhor në komunikimin publik, e cila solli këtë tymnajë që gjithsecili foli në mënyrën e vetë.

Nëse policia nuk foli për një autor të dyshuar, nuk foli për sa persona ishin të përfshirë në sherr dhe ndihmësit e autorit të krimit.

Nuk foli nëse shoferi ishte taksixhiu, apo shok apo i afërmi i tij dhe ku shkoi çanta e të dyshuarit që u gjet pas krimit.

Policia duhet të thoshte që kemi një numër të paidentifikuar të autorëve të dyshuar.

Policia më datë 18, ditën e ngjarjes, nuk shoqëroi një person, por katër persona, njërin në ambient spitalor Mario Prelleshaj dhe tre të tjerë në drejtorinë e policisë Tiranë, njëri prej tyre shok i Mario Prelleshaj.

Luisi i cili mbeti i plagosur nuk foli ditën e parë për mediat, por ditën e tretë.

Procesverbali i policisë është përpiluar ditën që ndodhi ngjarja, pa marrë dëshminë e të plagosurit.

Edhe pa dëshminë e Luisit, policia e dinte kush ishte personi i dytë, Kledioni.

Shoku i Marios në media u trumbetua duke thënë se është autor i dytë, i fshehur, policia gaboi në komunikimin publik.

Mos mbajtja e një qëndrimi korrekt i policisë bëri që të ngrihet tymnajë.

Po ai person që ka dalë në media mbas dy ose tre ditësh, pasi u sigurua dëshmia e Luisit, i mituri 15-vjeçar i cili quhet Kledion, është shoqëruar në Policinë e Shtetit në datë 18.

Përveçse ka dhënë deklarime, iu sekuestrua dhe telefoni. Luisi foli kur mundi. Nuk ishte vetëm Luisi, ishte dhe Marseldi dhe Mario, krahas Martinit.

Këta persona janë shoqëruar në datë 18, këtë policia nuk e tha, por tha që nuk ka autor të dytë. Mund të thoshte që u shoqëruan dhe këta të tjerët.

Nuk ka autor të dytë të fshehur, edhe këta që dolën si autorë të dytë të dyshuar, nuk janë shoqëruar më vonë, por janë shoqëruar po në datë 18.

Janë sekuestruar telefonat celularë të të gjithë të përfshirëve në ngjarje, nga viktima, tek të gjithë të përfshirët e tjerë.

Nga telefonat celularë nuk është bërë zbardhja e plotë, por ka komunikime për të lënë takime dhe sqaruar ngjarjen.

Sherri që prodhoi viktimën nuk ka ndodhur ditën e hënë, por të premten.

Policia në vend të vërë para përgjegjësisë penale qoftë mësuesit që nuk e raportuan ngjarjen, apo oficerin e sigurisë, del me reagim pas reagimi.

Kledioni ka qenë në polici në datë 18, e ka çuar babai i vetë dhe ka thënë nëse ka gisht me vrasjen mbajeni, nëse jo ma ktheni.

Por hetimet nuk bëhen as për një ditë dhe as për 24 orë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy