Pedagogu Roland Bejko thotë se për ngjarje si “21 Janari” vlen shprehja që krimet që nuk dënohen, janë të prirura të përsëriten.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi është momenti kur drejtësia e re, ka për detyrë dhe mision të prekë ata që kanë qenë të paprekshëm.
Ndërsa për protestën e thirrur nga opozita më 7 tetor, shprehet se opozita nuk ka shans që ta rrëzojë qeverinë me protesta.
Më 21 Janar u vranë katër qytetarë dhe drejtësia duhet të flasë dhe të bëjë punën e saj. E dimë se si ka shkuar kjo çështje deri këtu.
Askujt nuk i është vënë përgjegjësia për këtë ngjarje. Ajo është një ngjarje për të cilën palët kanë të dyja faj, si ata që e organizuan dhe ata që nuk e menaxhuan situatën.
Ajo që e bën problematike këtë çështje, është problematika për fshehjen e krimit. Dënimet deri tani për “21 Janarin” kanë qenë formale.
Ka një përgjegjësi dhe për ata që e organizuan protestën dhe për ata që nuk e menaxhuan.
Kemi ardhur në momentin kur drejtësia e re, ka për detyrë dhe mision të prekë ata që kanë qenë të paprekshëm.
Të çojë në vend, misionin e saj historik, të prekë të paprekshmit.
Nëse në zinxhirin e hierarkisë shtetërore ka përgjegjësi Berisha, natyrisht duhet të mbajë.
Dhe Kryeministri për mënyrën si e organizoi dhe menaxhoi atë protestë dhe dhuna e ushtruar ndaj institucioneve të shtetit, duhet të veprojë.
Drejtësia duhet të veprojë nga të dy krahët dhe nuk duhet të pyesë se kush është, nëse është ish-kryeministri apo kryeministri aktual, apo drejtues të Gardës.
Drejtësia nuk duhet të pyesë fare për ngjyrë politike.
Sa i takon refuzimit të institucioneve të drejtësisë për të marrë pjesë në komisionin antikorrupsion, ai deklaroi se pushtetet janë të ndara dhe nuk mund të raportojnë në një komision i tillë.
Ka qenë një bast që kamë vënë me veten, kur u krijua komisioni antikorrupson i zotit Xhafa, kam vënë një bast dhe kam thënë që nëse strukturat e drejtësisë do të marrin pjesë në këtë komision, do të isha shpresë pak se drejtësia do të funksionojë.
Pushtetet janë të ndara, nuk mund të ngresh një komision dhe t’i thërrasësh këto institucione.
Ky komision aty nëse do vazhdojë më tutje se për mua ka rënë karta morale.
Altin Dumani ka folur në parlament, nuk ka nevojë që komisioni të dalë mbi parlamentin.
Dumani ka për detyrë të japë llogari në parlament, të thirret atje.
Parlamenti kërkesat i përcjellë te ekzekutivi dhe ekzekutivi ka për detyrë që t’i bëjë realitet.
Se pushtetet nuk janë thjesht të ndara, por edhe bashkëvepruese.
Ndërsa për kërkesën e Sali Berishës për qeveri teknike, Bejko deklaroi se një gjë e tillë ndodh vetëm po deshi Edi Rama.
Vetëm po deshi Edi Rama që të bëjë një qeveri teknike, do e bëjë si një skemë për të treguar se unë të japë qeverinë teknike, por ti sërish nuk ke për t’i fituar zgjedhjet.
Me Sali Berishën përballë, Edi Rama i fiton zgjedhjet.
Më vjen keq për demokratët e mi me të cilët kam qenë 34 vjet dhe që u ndamë vetëm prej berishizmit që i mban zvarrë për interesat e tij personale.
Dëgjova Berishën që tha se në protestën e 7 tetorit do e kapërcejë organizimin.
Nuk ka shans që opozita të rrëzojë qeverinë me protesta.
Për protestën e 7 tetorit kanë njoftuar se do të jetë e dhunshme, por do jenë militantët jo qytetarët.
Protestat e dhunshme, asnjëherë nuk kanë ndryshuar qeverinë.
Nëse duan të ndryshojnë vërtetë pushtetin duhet të ndryshojnë strategji politike.



