
7 Maji, "Dita e Mësuesve", kremtohet nga të gjithë shqiptarët në mbarë vendin si një shenjë vlerësimi për traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe dhe për figurën e nderuar të mësuesit si edukator i brezit të ri.
Ky është një moment i shënuar për të përkujtuar punën e palodhur të personelit edukues në shkolla dhe universitete, dhe këtë vit, festa u përkujtua në studion e programit të mëngjesit "Zgjohu në MCN" nga ish-mësuesja në pension Lefteri Gjoshe.
Ajo ndau me publikun rrëfimin e saj për nisjen e rrugëtimit në arsim, së bashku me bashkëshortin, të dy në të njëjtin profesion.
Kam dhënë mësim rreth 37 vjet kurse im shoq ka dhënë shumë më tepër edhe para se të shkonte ne universitet, dikur te 42 vjet mësues.
Sa kam mbaruar universitetin jam martuar dhe im shoq është nga Kolonja dhe kam dhënë mësim fillimisht në shkollën 8 vjeçare, pastaj për një periudhë shumë të gjatë isha drejtoreshe dhe prej andej kalova metodiste në kabinete pedagogjike dhe mësues në Gjimnaz. Kurse im shoq, mësues në një fshat tjetër në shkollë të mesme dhe më pas inspektor, drejtor shkolle dhe kur erdhën ën Tiranë, unë fillova mësues te Kolegji grek kurse Petraqi mësues te Gjimnazi i Vorës.
Ne kemi qenë të dy studentë për histori-filologji, unë isha për gjuhë shqipe-gjuhë ruse, kurse Petraqi ishte për letërsi shqipe, një vit mbi mua. Aty u njohëm u fejuam, dhe kur mbarova universitetin atë vit u martuam.
Edhe gjatë periudhës kur krijuam familjen, ishim bashkë në profesion, nuk ka pasur rivalitet neë drejtim të profesionit, por ne në kohën që ishim fillimisht bashkë, atëherë kur unë isha drejtoreshe ai ishte mësues në një shkollë tjetër, kuptohet si shkollë e madhe dhe tipa të mësuesve ishin nga më të ndryshmit dhe të duhet të gjeje një të mesme të artë, për ta zgjidhur konfliktin problemin, debatet, shqetësimet e shkollës, dhe e kam pas përkrahjen gjithmonë.
Për ish-mësuesen Lefteri Gjoshe, një komb që ka mësues të civilizuar ka një shoqëri të emancipuar.
Mësuesi mbetet figurë në e të gjitha kohërat.
Një komb që ka mësues të civilizuar, ka edhe një shoqëri të civilizuar. Një komb që ka shkolla të mira, ka edhe qytetari dhe një komb të mirë dhe të civilizuar, kështu që figura e mësuesit mbetet gjithmonë e lartë.
Cilido, njeri në profesione të ndryshme nuk ka kaluar nëpërmjet duarve të mësuesve.



