
“Basha nuk mund të bëhet kryeministër pa u bërë kryetar i PD”, kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV anëtari i këshillit kombëtar të PD Enno Bozdo.
I pyetur nëse po shkohet drejt një çarje të PD-së, Bozdo tha “me sa duket po”, ndërkohë që shtoi se cilado qoftë gjysma e madhe nuk do të mjaftojë për të mposhtur Ramën.
“Mbetet për tu parë, por me sa duket po shkohet drejt një çarje të partisë. Cilado që të jetë gjysma e madhe, nëse do jemi rrotull gjysmave nuk do të jetë e mundur për të mposhtur Ramën. Ndoshta ka pasur çaste kur secili nga ne mund të kishte folur më parë. Kodi i partisë kërkon që gjërat të thuhen në diskrecion. Është një mekanizëm kompleks që nuk do të dëmtojë veten”, tha Bozdo.



