Katër fuqi botërore akuzojnë Rusinë për sulmin me agjent nervor ndaj ish-spiunit Skripal: Shkeli sovranitetin e Britanisë

Katër fuqi botërore akuzojnë Rusinë për sulmin me agjent nervor ndaj ish-spiunit Skripal: Shkeli sovranitetin e Britanisë

Britania e Madhe, SHBA, Francë dhe Gjermani dolën në një deklaratë të përbashkët për helmimin e ish-agjentit rus dhe vajzës së tij në Salisbury të Britanisë së Madhe, duke thënë se nuk ka "asnjë shpjegim alternativ të besueshëm" se sa fajësia e Rusisë.

Të katër vendet thanë në deklaratën e përbashkët se "incidenti ishte sulmi i parë i një agjenti nervor në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe e kanë quajtur një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar".

Incidenti në të cilin ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan në Salisbury më 4 mars, përfshinin "një agjent nervash ushtarak, të zhvilluar nga Rusia", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga katër vendet së bashku.

Dokumenti e quajti incidentin "një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar", duke shtuar se ajo ishte në kundërshtim me Konventën e Armëve Kimike (CËC) dhe të drejtën ndërkombëtare.

Uashingtoni, Parisi dhe Berlini mbështetin pretendimin e Britanisë së Madhe se Moska ishte përgjegjëse për atë që ata e quajtën "sulm".

Britania e Madhe ka dëbuar 23 diplomatë rusë pas incidentit të ndodhur, ndërsa kryeministrja e Anglisë Theresa May të enjten vizitoi vendin e sulmit në Wiltshire.

"Ne e akuzojmë Rusinë si fajtore për këtë akt të tmerrshëm, të furishëm dhe akt të neveritshëm", tha ajo.

Rusia ka mohuar ndonjë përfshirje në sulmin me agjent nervor, dhe Kremlini ka premtuar një përgjigje të shpejtë ndaj dëbimit të diplomatëve të saj.

Deklarata thotë se "Ky është një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe çdo përdorim i tillë nga një shtet palë është një shkelje e qartë e Konventës për Armët Kimike dhe një shkelje e të drejtës ndërkombëtare, dhe kërcënon sigurinë e të gjithëve", raporton BBC.

Vendet i kërkuan Rusisë që të "adresojë të gjitha pyetjet që lidhen me sulmin" dhe të japë të gjitha detajet rreth agjentit nervor të përdorur.

Më tej në deklaratë thuhet se: "Shqetësimet tona po rriten gjithashtu në sfondin e një modeli të sjelljes së mëparshme të papërgjegjshme ruse.

"Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbushë përgjegjësitë e saj si një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", vazhdon deklarata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy