Basha: Amnistia penale, e nevojshme edhe për të ulur mbingarkesën në burgje. Zyrtarët e korruptuar nuk kanë të drejtë të përfitojnë (VIDEO)

Basha: Amnistia penale, e nevojshme edhe për të ulur mbingarkesën në burgje. Zyrtarët e korruptuar nuk kanë të drejtë të përfitojnë (VIDEO)

Faik Basha, ish-drejtor i burgut të Peqinit tha në studion e lajmeve në MCN Tv se amnistia penale është e nevojshme edhe për të ulur mbingarkesën në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Duke vijuar më tej, Basha theksoi se askund në botë nuk jepet amnisti për veprat e korrupsionit për zyrtarë të lartë që janë privilegjuar një herë dhe se ky veprim nuk duhet të ndodhë as në vendin tonë.

Prej vitesh nuk japim amnisti penale. Në 10 vite është dhënë vetëm një amnisti. Është bërë tepër e nevojshme për të krijuar dhe stabilitetin e këtyre institucioneve se thamë që ka një ngarkesë të tyre.

Duke qenë se kemi mbingarkesë, kemi mungesë personeli, kemi mungesë kushtesh, financash. Me një amnisti ne mund të shfryjmë këtë problematikë.

Askund në botë nuk jepet amnisti për veprat e korrupsionit për zyrtarë të lartë që janë privilegjuar një herë nga ky shtet duke i dhënë poste. Nëse kanë shkuar të drejtim të gabuar nuk kanë të drejtë morale dhe ligjore të përfitojnë sërish. Përdorimi i një ‘kali troje’ duke futur brenda një amnistie disa nene të veçanta ku pjesë e përfitimit do të ishin dhe disa zyrtarë që janë arrestuar dhe po vuajnë dënimin për korrupsion nuk duhet të ndodhë.

I ndalur dhe tek transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe, Basha tha:

Kthimi nga Anglia është me dëshirë, nuk është i detyrueshëm. Ka shumë të dënuar në Britani që kanë krijuar familje atje dhe gjatë kohës që kanë jetuar atje mund të kryer vepra penale. Ata nuk janë të detyruar të kthehen. Sipas marrëveshjes janë vetëm ata persona që kanë familje këtu dhe kanë dëshirë që ta kryejnë dënimin në Shqipëri.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy