
Nga Laçi ku ishte i pranishëm në fushatën e llogaridhënies, kryeministri Edi Rama ka premtuar të rrisë pragun e tatimit për biznesin e vogël dhe do të ul taksën nga 15 % në 5%. Gjatë bashkëbisedimit, qytetarët i janë ankuar kreut të qeverisë për listën e ilaçeve të rimbursuara dhe legalizimet.



