Grabitet gjatë natës argjendaria në Tiranë

Grabitet gjatë natës argjendaria në Tiranë

Një argjendari është grabitur në Rrugën e Dibrës gjatë orëve të natës. MCN TV mëson se autorët kanë hyrë nga tarraca e biznesit duke vjedhur një shumë të konsiderueshme bizhuzh me vlerë. Ndërkaq Policia ka sekuestruar dhe po këqyr kamerat e sigurisë për zbardhjen e ngjarjes. Në njoftimin e “bluve” thuhet:

“Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy