Të paktën 614 ndërtesa u dëmtuan dhe 90 të tjera u shkatërruan plotësisht nga trupat ruse në fshatin Dymer, në rajonin e Kievit, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Ky lajm u bë i ditur në Telegram nga kreu i administratës rajonale ushtarake të kryeqytetit, Oleksiy Kuleba. Kështu raporton agjencia e lajmeve Ukrinform.
Zyrtari i lartë saktësoi gjithashtu se është dëmtuar edhe një fabrikë e një prej prodhuesve më të mëdhenj të dritareve në vend.
Ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që banorët të mund të kthehen në shtëpitë e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që kushtet e përshtatshme të jetesës në komunitet të rivendosen.



