Rama mbron AKSHI-n/ Andoni: Largoi vëmendjen nga gjërat reale. Niveli i modernizimit lë për të dëshiruar

Rama mbron AKSHI-n/ Andoni: Largoi vëmendjen nga gjërat reale. Niveli i modernizimit lë për të dëshiruar

Analisti Ben Andoni duke folur mbi deklaratat e Ramës, që mori në mbrojtje AKSHI-n, tha që gjuha e numrave të kryeministrit largon vëmendjen nga gjërat reale, duke vënë në dukje se niveli i modernizimit në Shqipëri lë për të dëshiruar. Analisti sjell në vëmendje se znj. Karçanaj dhe grupi i AKSHI-t janë nën hetim dhe Rama duhet të kishte ruajtur një rrugë të ndërmjetme.   

 

“Në dukje është vërtet një gjë shumë e madhe, sidomos për Shqipërinë ku niveli i modernizimit ka lënë për të dëshiruar. Por duke ardhur në terren ne e dimë që situate s’është ashtu siç është paraqitur. Kjo pjesë modernizimi ka lënë për të dëshiruar, jo vetëm për shkak të hetimit të Karçanajt, por edhe bllokimi i e-Albania-s. Ndodh shpesh që e-Albania bllokohet. Edhe ky lloj modeli për ta bërë sa më transparent procesin e tenderimeve ka lënë shumë për të dëshiruar. Rama mbahet te pjesa e dukjes, dhe kjo është pjesa e demagogjisë, që kur përdoren numra, largohet vëmendja e publikut. 

 

Konferenca e stërgjatë sot duhet të ishte më racionale, më funksionale për veshët e publikut. Gati 10 për qind është përdorur duke etiketuar median kazan, tenxhere, një gjuhë e papranueshme. Vazhdimisht hakerohen sistemet tona. Rama ishte i mbrojtur për ta mbrojtur z.Karçanaj. Gjithmonë niset nga gjysmë të vërteta për të ndërtuar një fabul që ai e quan të drejtë. Është e vërtetë ajo që thotë që z.Karçanaj duhet ta prezumosh të pafajshme deri sa të marrë akuzën, por nëse janë të vërteta ato që rrjedhin nga sistemi i drejtësisë,  po mendoj që Rama mund të mbante një rrugë të ndërmjetme, dhe ta linte këtë pjesën e sukseseve të jashtëzakonshme të këtij institucioni. Në gjuhën e komunikimit përdorja e numrave më shumë largon vëmendjen nga gjërat reale”.

 

Andoni mendon që nuk është AKSHI, por drejtësia që i ka rritur pikët Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy