Policia bën shembull kryeministren në Norvegji, gjobë se shkeli rregullat që miratoi vetë

Policia bën shembull kryeministren në Norvegji, gjobë se shkeli rregullat që miratoi vetë

Policia norvegjeze ka  gjobitur kryeministren e vendit, Erna Solberg, për thyerjen e rregullave të distancës sociale, të vendosura nga qeveria e saj. Shkelja u konstatua gjatë një feste familjare për 60-vjetorin e lindjes së saj.

Gjoba e vendosur ndaj kryeministrit është 20 000 korona norvegjeze (2 352 dollarë), deklaroi shefi i policisë lokale, Ole Saeverud.

Ndërsa në shumicën e rasteve, një gjobë nuk ekzekutohet, kryeministrja u bë shembull pasi ka qenë ajo drejtuesja e ekipit që vendosi masa të ashpra, vuri në dukje shefi i policisë.

Festa, një sushi party- u organizua nga kryeministrja në fund të shkurtit. Ajo u zhvillua në një hotel malor me 13 familjarë, në një kohë kur si kryeministre i kishte ndaluar mbledhjet e më shumë se 10 personave për të luftuar përhapjen e Covid-19.

Publikimi i detajeve të festës i ra në sy policisë, e cila kërkoi shpjegime. Solberg nuk u përpoq të fshihte asgjë dhe kërkoi falje.

"Më vjen keq që familja ime dhe unë kemi thyer rregulloret - kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë," shkroi Solberg në Facebook pak më vonë. "Ne natyrisht duhet të kishim ndjekur të gjitha rekomandimet, siç ju kam kërkuar juve."

Familjarët e tjerë që morën pjesë në festë nuk u gjobitën.

"Solberg është udhëheqësja e vendit dhe ka drejtuar vendosjen e kufizimeve për të parandaluar përhapjen e virusit," theksoi shefi i policisë.

Që nga fillimi i pandemisë, Norvegjia ka regjistruar vetëm rreth 101 000 raste koronavirusi dhe më paks e 700 vdekje. Vendi me rreth 5.3 milion banorë ka përdorur kufizime të rrepta në përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy