
Presidenti i Federatës Kombëtare Italiane të Bizneseve Luca Vincezo Mancuso foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi vështirësitë që hasin investitorët italianë për t’u futur në tregun shqiptar. Duke folur mbi përvojën e tij në vendin tonë, Mancuso tha:
Ka 30 vite që kjo shoqëri po zhvillohet, kemi menduar të sjellim strukturën tonë. Kjo shoqatë sjell mundësinë që të ndërkombëtarizojë si bizneset shqiptare ashtu edhe ato italiane dhe t’i mbështesë në këto momente të vështira, që ka krijuar pandemia dhe lufta. Kemi hapur seli të reja në Itali”.
Para disa ditësh u njoftua në media një ankesë e Shoqatës së Industrialistëve Italianë në Shqipëri për praktikat e portalit unik qeveritar, e-Albania. I pyetur mbi këtë, Mancuso bëri këtë koment:
Jemi këtu për të bashkëpunuar edhe me shoqatat e tjera italiane në Shqipëri që mund të sjellin një strukturë teknike dhe të ndihmojnë bizneset, dhe t’i bërë gjërat më të thjeshta.
Gjatë një vizite në Itali kryeministri Rama i ftoi sipërmarrësit atje që të vinin në vendin tonë pasi nuk ka sindikata. Mancuso thotë se sindikatat duhen parë si aleat për t’i përmirësuar bizneset.
Sindikata e biznesit duhet për t’u bërë aleat për ta bërë një biznes akoma më të mirë. Në Itali ka etje për sindikata që të përfaqësojnë si punëdhënësin ashtu edhe punëmarrësin. Edhe bizneset shqiptare mund të mbështeten në këtë eksperiencë të Fenlimpresse”
Ndërkaq, Silvana Mana, duke folur mbi aktivitetin e shoqatës Fenlimpresse në Shqipëri, se do të sillen risi dhe do të krijohen statistika mbi tregun shqiptar, në dobi të bizneseve italiane.
Shoqata do sjellë si risi zhvillimin e fondeve për profesionalitetet e burimeve njerëzore. Punëdhënësit janë pak të frikësuar për t’u dhënë trajnime profesionale punonjësve që kanë pak kohë ose s’kanë stabilitet. Do mundohemi të krijojmë stabilitet. Operojmë në sektorin e manifakturës. Ajo që kemi parë është që kanë pak vështirësi në koordinimin e strukturës. Çdo gjë që ka të bëjë me start up-in e një biznesi. Ne mendojmë që duke krijuar këtë grup profesionistësh, akoma më mirë bizneset italiane, janë 20 mijë biznese, do kenë një statistikë mbi tregun shqiptar”.



