Skandalet në Polici/ Lleshaj- drejtuesve : Mbani përgjegjësi dhe kontrollojeni punën e punonjësve tuaj

Skandalet në Polici/ Lleshaj- drejtuesve : Mbani përgjegjësi dhe kontrollojeni punën e punonjësve tuaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar sot një takim online me drejtuesit Qendrorë dhe Vendorë të Policisë së Shtetit.

Ai ka folur për një sërë çështjes të rendit dhe sigurisë publikë, siç është ndotja e lumenjve nga hedhja e mbeturinave. Lleshaj ka paralajmëruar se IKM e ka për detyrë të sjellë çdo javë një raport për këtë.

Madje Lleshaj ka propozuar edhe një zgjidhje për të gjithë ata që e ndotin ambientin, duke u shprehur se nëse duhet të zgjedhin; më mirë mbetjet t’i hedhin në lumë.

“Çfarëdo që hedhim në lumë, përballemi kur shkojmë në plazh, ose na kthehet në tyrezë, përmes qumështit, perimeve, ndaj angazhimi duket maksimal. Nuk mund të anashkalohet. Nuk mund të pranohet që biznese të hedhin mbeturinat në lumë. Kjo punë duhet të marrë fund. Ta gjejnë zgjidhjet. Nëse jemi përballë zgjedhjes; a t’i lëmë në mes të qytetit apo ti hedhim në lumë, më mirë ti lëmë në mes të qytetit. Për këtë IKMT është urdhëruar që çdo javë të sillni raporte për aksionet.”, tha Lleshaj.

Sakaq, ai është ndalur edhe çështja e operacionit forca e ligjit, e cila sipas e tij e uli ritmin për shkak të pandemisë Covid-19, por që tashmë do të rikthehet për të goditur krimin.

“Çështje tjetër është ajo që ka të bëjë me operacionin forca e ligjit, e cila është maja e shigjetës që duhet të godas krimin e organizuar. Ka pas një periudhë të ndryshimit të ritmit përsa i përket pandemisë, po kjo periudhë tashmë ka përfunduar. Edhe tashmë ka nisur puna, ku u kërkohet të japin llogari. Besojmë që së bashku treguesit do të përmirësohen, nga lufta për armë deri te goditja e grupeve kriminale. Edhe rastet e ditëve të fundit tregojnë që krimi duhet goditur, gjithashtu tregohet puna e strukturave të policisë, të cilat po punojnë për parandalimin e krimin. Këta persona që i kanë llogaritë me krimin në Shqipëri të pambyllura, duhet ta ndjejnë kufizimet si për shembull daljen jashtë". 

Pasi përmendi thënien e tij për imazhin e efektivëve, Lleshaj nuk ka lënë të kalonin pa u ‘lagur’ edhe drejtuesit e tyre. Ai ka kërkuar që ata të mbajnë përgjegjësi dhe të kontrollojnë punën e punonjësve të tyre.

“Dhe së fundmi për të mbyllur pjesën publike, do të thosha që puna për kontrollin e integritetit të punonjësve të Policisë duhet që të njohë një progres të ri. Sigurisht që kemi Vettingun. Por të gjithë instrumentet e brendshme duhet të aktivizohen në maksimum. SHÇBA duhet të vihet në lëvizje të plotë që kushdo të kuptojë qartë që punonjës që nuk meritojnë hapësirë, nuk ka vend për ta. Puna dhe përgjegjësia është e çdo drejtuesi, duke nisur që nga shefi i sektorit. Të gjithë janë përgjegjës që strukturat që mbajnë përgjegjësi të jenë të pastra nga korrupsioni dhe mëfshëta e letargjia. Është detyrë e secilit prej jush. Kam thënë publikisht që unë identifikohem për çdo efektiv, dhe ndjehem përgjegjës përsa kohë që jam në këtë pozicion. Nëse jam përgjegjës, ju duhet që të ndjeheni aq më tepër. CV juaj shkruhet nga shumatorja e njerëzve që iu drejtoni. Kërkoj angazhim maksimal për njerëzit dhe t’i ndëshkoni edhe në ato rastet e vogla.“ tha Lleshaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy