Regjisori Kastriot Çipi, citoi librin e Ardian Klosit dhe Edi Ramës “Refleksione” për të demonstruar se sa radikal ka qenë Edi Rama dhe arsyeja e vërtetë pse nuk u fut në Partinë Demokratike.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se Edi Rama pretendon se ka qenë më radikal se ai ishte më anti-Enverist, më anti-Ramiz dhe të tjerët nuk ishin.
E vetmja kritikë e Ramës në libër është kulti i Enver Hoxhës. Studentët në dhjetorin e vitit 1990 kanë thënë “poshtë diktatura”, jo “poshtë kulti i individit”.
Studentët, ta dokumenton Ardian Klosi se në 8 dhjetor, ka dëgjuar thirrjet “poshtë diktatura”.
Te fjalimi i famshëm i Edi Ramës më 15 janar, një herë përmendet “poshtë diktatura”.
Kritika e Edi Ramës nuk ishte kritikë ndaj sistemit, por ndaj kultit të individit të Enver Hoxhës.
Në letrën e hapur në 2 shkurt 1991 ndaj Ramiz Alisë, mbyllet "Mbetem me respekt Edi Rama".
Ky ishte radikali që nuk pranonte PD?



