
Dy blloqe shënimesh "të vjedhura", të shkruara nga Charles Darwin, janë kthyer në mënyrë misterioze në Universitetin e Kembrixhit, 22 vjet pasi u panë për herë të fundit.
Blloqet e vogla të shënimeve të mbështjella me lëkurë, përfshijnë edhe skicat e shkenctarit mbi “pemën e jetës”.
Kthimi i tyre vjen 15 muaj pasi BBC raportoi se ato ishin zhdukur dhe biblioteka dhe bëri një apel mbarë botëror për t’i rigjetur. “Ndihem e gëzuar”, tha bibliotekarja e universitetit Dr Jessica Gardner.
Askush nuk di të thotë se kush i ktheu blloqet e shënimeve, me madhësi kartoline. Ato u lanë në mënyrë anonime në një çantë rozë që përmbante kutinë origjinale blu ku mbaheshin blloqet dhe një zarf të thjeshtë ngjyrë kafe.
Mbi të ishte shkruar një mesazh i shkurtër: "Bibliotekar, Gëzuar Pashkët X".



