Shkodra është zgjuar mëngjesin e sotëm me një ngjarje të rëndë ku një i ri është qëlluar për vdekje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dragoç të njësisë administrative Postribë. Viktima i identifikuar si Ramazan Mataj 33 vjeç është gjetur nga banorët e zonës i pa jetë në automjetin e tij rreth orës 7:15.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie si dhe Forcat Kombëtare e Sigurisë menjëherë pasi kanë marrë njoftimin. Këta të fundit kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor nisur procedurat në lidhje me zbardhjen e kësaj ngjarjen e rëndë.
Nga sa bëhet me diej 33 vjeçari Mataj është qëlluar nga jashtë makinës së tij me armë zjarri. Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk bëhen me dije.



