
Infeksionet bakteriale mund të ndikojnë në shfaqjen e kancerit.
Përfundimi ka dalë nga një studim i kryer në Universitetin e Mjekësisë në Merilend, SHBA.
Studiuesit gjetën se DnaK, një proteinë e bakterit mykoplazma, ndikon te aftësia që qelizat e infektuara nga mykoplazma kanë për t’iu kundërvënë dhe për të riparuar dëmin e AND-së, që njihet si origjina e kancerit.
Eksperimentet treguan se pak ose aspak sekuenca AND-je të mykoplazmës DnaK kanë lidhje me tumorin, i cili ishte zhvilluar plotësisht, çka lë të kuptohet se ka një mekanizëm transformues që tregon se dëmi është bërë më herët dhe proteina nuk hyn në punë pasi qelizat kancerogjene nisin të formohen.
"Aktualisht, rreth 20% e kancereve mendohet se shkaktohen nga infeksioni, shumica prej tyre virale", tha Dr Gallo.
"Mykoplazmat janë një familje bakteresh të lidhura me kancerin, veçanërisht në pacientët HIV. Studimi ynë ofron një shpjegim për mënyrën se si një infeksion bakterial mund të shkaktojë një sërë ndryshimesh që çojnë në kancer”, thonë autorët e studimit.



