Sulm amerikan në Siri, Al Bagdadi dyshohet të ketë vdekur

Sulm amerikan në Siri, Al Bagdadi dyshohet të ketë vdekur

Lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdadi, mendohet të jetë vrarë gjatë një sulmi që Shtetet e Bashkuara ndërmorën në veri të Sirisë. Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por burime brenda Pentagonit kanë bërë të ditur se Al Bagdadi, i kapur në befasi në strehimin e tij në shoqërinë e familjarevë, është vetëhedhur në erë pasi ka aktivizuar eksplozivin në jelekun që mbante veshur. Për pësojë, do të jenë vetëm analizat e ADN-së ato që do të konfirmojnë vdekjen e tij. Nga shpërthimi dyshohet të kenë vdekur edhe dy gratë e Al Bagdadit, që ndodheshin së bashku me të në momentin e sulmit.

Plani top sekret i aprovuar nga Trump një javë më parë është vënë në jetë të shtunën. Ministria turke e mbrojtjes informoi përmes agjencisë së lajmeve Anadolu, se "Turqia ka shkëmbyer informacione dhe është koordinuar me Shtetet e Bashkuara përpara operacionit amerikan për të vrarë kreun e ISIS-it në veri të Sirisë". Edhe kurdët e Sirisë e kanë mirëpritur sulmin. "Një operacion historik dhe i suksesshëm falë një pune të përbashkët të agjencive të inteligjencës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës". Gjenerali Mazloum Abdi, udhëheqësi ushtarak i kurdëve sirianë, preferoi të mos e përmendë emrin e Al Bagdadit në postimin e tij në Tuiter. Më 24 tetor, Abdi pati një bisedë telefonike me Donald Trump, të cilën ai e ka përmendur në postim: "Ai e vlerësoi atë që ne bëmë dhe unë vlerësoj atë që bënë kurdët”.  

Observatori sirianë për të drejtat e njeriut konfirmoi gjithashtu se ka pasur një sulm kundër liderit xhihadist në Barisha, një zonë e Idlibit, pak kilometra larg kufirit me Turqinë. Mediat sociale dhe faqet e internetit të lidhura me ISIS-in nuk konfirmojnë për momentin vdekjen e Al Bagdadit, por këshillojnë ndjekësit në të gjithë botën të "vijojnë xhihadin edhe nëse lajmi është i vërtetë”, duke cilësuar liderin e tyre si "dëshmor i luftës së shenjtë ”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy