
Vala e nxehtësisë në Japoni nuk ka ndërmend të bjerë. Temperaturat, që kanë arritur rreth 40 gradë në zona të ndryshme të arkipelagut, kanë shkaktuar së paku 7 viktima, përfshirë një fëmijë të mbetur pa mbikëqyrje brenda një makine.
Ngjarja ndodhi në qytetin Toyama, në Japoninë qendrore, ku një vajzë 11-muajshe mbërriti e vdekur në spital pasi mbeti rreth 4 orë e lidhur në sediljen e makinës me temperaturat që arritën 32 gradë jashtë.
Policia arrestoi një nënë 25-vjeçare, e cila njoftoi se e harroi vajzën e saj pasi shkoi në restorant dhe piu shumë. Shumica e viktimave janë njerëz të moshës së tretë 60-90 vjeç, të cilët nuk e kanë përballuar valën e papritur të nxehtësisë që ka goditur gjithë arkipelagun.
Edhe javën e shkuar pati 12 të vdekur në Japoni, pas përfundimit të vonuar të sezonit me shi, i cili zgjati 8 ditë më shumë se mesatarja.



