Alexei Navalny u varros në varrezat e Borisovskoye (FOTO)

Alexei Navalny u varros në varrezat e Borisovskoye (FOTO)

Alexei Navalny u varros ditën e sotme në varrezat e Borisovskoye në Rusi, ndërsa në ceremoni ishin të pranishëm vetëm anëtarët e familjes.

Prindërit e Alexei Navalny, Anatoliy dhe Liudmila, i dhanë lamtumirën e fundit djalit të tyre.

Ndërkohë gruaja e Navalny, Yulia dhe dy fëmijët aktualisht jetojnë jashtë vendit dhe kanë vendosur të mos udhëtojnë në Rusi, mes shqetësimeve për masa të mundshme nga Kremlini.

Në një homazhe prekëse për bashkëshortin e saj në Instagram, Yulia e falënderoi atë për “26 vjet lumturi absolute”.

Unë nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem ta bëj që ti atje lart të jesh i lumtur dhe krenar për mua.

Do të takohemi patjetër një ditë.

Alexei e konsideroi ‘Terminator 2’ filmin më të mirë në tokë. Muzika nga skena e fundit u luajt në funeral.

Kështu shkroi në rrjetet sociale, zëdhënësja e Alexei Navalny, Kira Yarmish.

Turma të mëdha qytetarësh janë parë atje pranë varrezave, i bërë nderimet e fundit liderit të opozitës ruse, duke rrezikuar mundësinë e arrestimit, edhe prej pankartave që mbanin në duar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy