Çoku: nuk kam torturar At Zef Pëllumin, thjesht mbajta proçesverbal

Çoku: nuk kam torturar At Zef Pëllumin, thjesht mbajta proçesverbal

Hetuesi Shyqyri Çoku ka folur për herë të parë pasi është hapur debate për dekoratat që janë dhënë para një viti. Në një intervistë, Çoku thotë se nuk e ka torturuar At Zef Pllumin dhe se Sami Repishtin nuk e njeh.  Për herë të parë pas debatit të hapur në media, Çoku thotë se nuk ka pasur gisht në torturat e At Pellumit, madje ai shton se e njeh fare Sami Repishtin.

 

At Zef Pllumin e kam njohur,  pasi ky në bashkëpunim me një prift tjetër do të arrestoheshin në Jugosllavi, i kanë kapur forcat dhe i kanë sjellë në degën e brendshme. Aty kryetari i degës më ka thirrur dhe më thotë se këta të dy kanë dashur të arratiseshin, e pranuan dhe nuk pati asnjë akt dhune nga ana ime. Unë thjesht kam mbajtur procesverbalin e marrjes në pyetje, duke shkruar atë që ai thoshte, dhe nuk e kam torturuar. Ai nuk ka pasur asnjë akuzë tjetër, pasi kishte qëllim që të shkonte në Vatikan. Kurse Sami Repishtin nuk e kam njohur asnjëherë dhe as e kam patur në hetim”, deklaroi Çoku.

 

Çoku vijon më tej duke thënë se kishte porosi nga gruaja të respektonte vetëm ligjin, për të mos marrë më qafë fëmijët.

 

Kur vinte dikush nga kolegët në zyrën time, shihnin një xham ku kisha foton e tre fëmijëve të mi. Habiteshin dhe më pyesnin se çfarë ishte ajo. U thoja se më ka porositur gruaja që të shikoja mirë ligjin që të mos i merrja fëmijët në qafë", përfundoi ish-hetuesi i diktaturës komuniste. 

 

Vajza e shyqyry Cokut ka mbajtur post e drejtores së arsmimit në shkodër në qeverisjen Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy