‘Gjuha kovide’ është simptoma e fundit e zbuluar që tregon se je infektuar!

‘Gjuha kovide’ është simptoma e fundit e zbuluar që tregon se je infektuar!

Ndryshimet në gojë, duar ose këmbë mund të jenë shenjat e fundit që janë zbuluar, që tregojnë se jeni infektuar nga Covid. Studiuesit zbuluan se 25% e pacientëve me COVID-19 të kontrolluar në prill 2020 kishin një inflamacion të gjuhës ose ulcerë në gjuhë.

Rreth 40% e atyre pacientëve kishin skuqje, djegie dhe urtikarie në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.

Ekipi nga Spitali Universitario La Paz, Madrid, Spanjë, njoftoi se mjekët dhe infermierët duhet të ekzaminojnë kavitetet orale, duart dhe këmbët e pacientëve të dyshuar me COVID-19 në mënyrë që t’i diagnostikojnë më shpejt.

Zbulimet u botuan në ‘British Journal of Dermatology’ në shtator, por u prezantuan vetëm një ditë më parë. Në studim u përfshinë 666 pacientë me simptoma të moderuara të Covid të trajtuar mes 10-25 prillit në një prej spitaleve në Madrid.

Rreth një në katër pacientë, vunë re ndryshime në gjuhën, ajo që është njihet tani si 'gjuhë kovide', që lidhet me pezmatimin, krijimin e gungave në sipërfaqe, inflamacion, fryrje, ndryshim të ngjyrës ose ulcerë beninje.

Ndërkohë, afërsisht 40% e pacientëve raportuan se kishin ndryshime në duar dhe këmbë, ku më i zakonshëm ishte heqja e lëkurës në pjesën e shputës ose u shfaqën si gërvishtje apo njolla të kuqe tek pëllëmbët e duarve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy