YouTube ka nxjerrë një një mjet që përdor inteligjencën artificiale për fshirë këngët e palicencuara në video të ndryshme.

Ky mjet i inteligjencës artificiale do të jetë i aftë për të hequr muzikë nga segmente të caktuara të videove pa fshirë edhe pjesë të tjera zanore, si bisedat.
Kur krijuesit marrin një ankesë për të drejtën e autorit për muzikën, YouTube u jep atyre mundësinë për të prerë segmentin e prekur ose për të zëvendësuar këngën me një tjetër.
YouTube ka eksperimentuar me zgjidhjen gjatë muajve, megjithëse thotë se nuk është ende gati për përdorim të gjerë.
Një algoritëm i AI arrin jo vetëm të eliminojë muzikën saktësisht ku fillon dhe ku mbaron, por edhe muzikën në sfond, në mënyrë që të reduktojë plotësisht çdo problem licencimi.



