Salvini: Macron nuk është më problemi im, është problemi i francezëve

Salvini: Macron nuk është më problemi im, është problemi i francezëve

Zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini, e sheh veten si shpëtimtar të Evropës. "Unë jam një njeri normal", shprehet Salvini në një intervistë për POLITICO, ku ka folur për rëndësinë e bllokut dhe punën si ministër i Brendshëm i Italisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

"Unë besoj në Evropë. Ishte një ëndërr fantastike që sot është në prag të shkatërrimit. Ne do të bëjmë çmos për ta shpëtuar Evropën", shprehet ai në intervistë.

Megjithatë, Salvini e hedh poshtë mundësinë e përfshirjes më të madhe në politikën e Brukselit. "Nuk kam kohë të organizohem për zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm", thotë ai.

Ndërsa në lidhje me mosmarrëveshjet me Brukselin për buxhetin e Italisë, Salvini thotë se shpreson që “Brukseli të ketë të njëjtën vullnet për dialog".

Megjithatë, në lidhje me Francën, Salvini ishte më i butë. I pyetur nëse presidenti francez, Emmanuel Macron, ishte armiku i tij, Salvini tha "jo më."

"Macron nuk është problem për mua, Macron është problem për francezët", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy