
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Gentian Kuqin, i cili plagosi fqinjin, për zhurmën që dëgjohej nga apartamenti i tij.
Gjyqtarja Entela Shedula pasi ka dëgjuar palët ka vlerësuar arrestin të ligjshëm, duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 50-vjeçarin nga Durrësi, banor i lagjes 4 të qytetit, aty ku ndodhi ngjarja mbrëmjen e së enjtes, për zhurmat që vinin nga apartamenti i fqinjit 40-vjeçar.
Autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por pas afro 20 orësh u dorëzua në polici, pas negociatave me familjarët dhe avokatin e tij.



