Një bandë shqiptarësh, të cilët kryenin vjedhje në banesat e Cuneo-s në Itali, është shkatërruar nga policia lokale pas një hetimi 1-vjeçar. Hetimet kanë vërtetuar se prej nëntorit të 2016 e deri më shkurt të 2017, kjo bandë ka kryer rreth 18 grabitje në provincën e rajonit të Lombardisë e Piemontes.
Nëntë shqiptarë u arrestuan në kuadër të operacionit “Robin”, që e mori emrin nga fakti se shkruanin në “Facebook” se ndiheshin si Robin Hudi, pra “grabisnin të pasurit për t’ia dhënë të varfërve”.
Bandës së shqiptarëve u janë sekuestruar dy automjete të vjedhura. Bizhuteri, kompjutera, materiale informatike të vjedhura, instrumente të përdorura për grabitjet si dhe rreth 40 mijë euro.
Të arrestuarit janë:
Lulash Peci 38 vjec
Vinsel Ulndreaj 32 vjec
Gjovalin Vukaj 30 vjec
Saimir Zhuba 30 vjec
Skender Arra 29 vjec
Kelmend Halili 24 vjec
Alfred Gaspri 30 vjec
Sokol Shkambi 29 vjec
Agostin Peci 29 vjec
Aktiviteti investigativ i autoriteteve italiane ka zbardhur dhe bashkëpunimin e kësaj bande me bande të tjera grabitësish po shqiptarë që vepronin në territorin italian.



