Dalin detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin Laç-Fushë Krujë, në të cilin u përfshi një makinë policie. Aksidenti ka ndodhur pak para mesditës në vendin e njohur si kryqëzimi i Patokut. Njëri nga mjetet ka qenë një makinë policie, ndërsa mjeti tjetër mësohet se drejtohej nga Klejdi Bardhi, djali i kryetarit të Bashkisë Laç.
Bardhi mësohet se ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të madhe me mjetin e tij tip “Ford”, kur është përplasur me makinën e policisë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Një ditë më parë, në një aksident të ngjashëm në Korçë u përfshi një tjetër mjet policie, ku mbetën të vdekur dy efektivë të burgut të Drenovës.



