Humbi betejën me kancerin, vdes në moshën 47-vjeçare Nicki Aycox

Humbi betejën me kancerin, vdes në moshën 47-vjeçare Nicki Aycox

Aktorja e njohur, Nicki Aycox është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare pas një beteje me leuceminë.

Aycox fillimisht mendoi se ishte infektuar me Covid-19 pasi u sëmur shumë në 2020, por më vonë iu tha se kishte kancer dhe iu nënshtrua trajtimeve të vështira të kimioterapisë dhe transplanteve të qelizave burimore. 

Ajo e dokumentoi betejën e saj në uebsajtin e saj të stilit të jetesës vegan, Cashews and Olives dhe dha përditësime për shëndetin e saj në Instagram

Aycox ka lindur në Hennessey, Oklahoma dhe e kaloi fëmijërinë e saj duke performuar në konkurse dhe duke luajtur piano. Ajo studioi shkurtimisht në Universitetin e Oklahomas përpara se të transferohej në Los Angeles për të ndjekur karrierën e saj të aktrimit.  

Nicki kishte role në Weird Science, LA Heat, 3rd Rock From the Sun, USA High dhe Boy Meets World në fund të viteve 1990.

Rolet e saj të fundit përpara se të tërhiqej nga aktrimi ishin filmat e vitit 2014 The Girl On the Train dhe Dead on Campus. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy