Për sulmet kibernetike të dy ditëve të fundit, pre e të cilave ra fillimisht kompania “One”, më pas Kuvendi dhe disa agjenci të tjera shtetërore, nuk ka ende transparencë.
Përmes një deklarate, AKSHI u mjaftua duke njoftuar opinionin se nuk janë cenuar të dhënat e rëndësishme, ndërsa kompania “One” thjesht pranoi se është sulmuar, por nuk specifikoi natyrën e sulmit.
Drejtori i përgjithshëm i MCN TV dhe ekspert i IT, Endri Meksi, thotë se transparenca në nivel teknik është e domosdoshme, duke pasur parasysh faktin se sulme të tilla vijojnë prej gati dy vitesh.



