Presidenti i ri, Noka: Rama i ka vënë syrin të vetmit institucion të pa uzurpuar, po përdor opozitën false (VIDEO)

Presidenti i ri, Noka: Rama i ka vënë syrin të vetmit institucion të pa uzurpuar, po përdor opozitën false (VIDEO)

Flamur Noka, anëtar i Komisionit të Rithemelimit në një interviste për MCN TV  ka komentuar lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri për qtë cilin deklaroi se për ta ka ardhur koha që në Shqipëri të marrë fund koha e institucioneve të kapura. Sipas tij i vetmi pushtet i pa uzurpuar ka qenë institucioni i Presidencës dhe e vetmja zgjidhje është konsensusi.

Maxhoranca dhe Edi Rama kanë një preferencë opozitën e emëruar. Janë të tmerruar në rast se do hynin në bisedime me opozitën e zgjedhur. Preferenca e tyre është të mbajnë peng opozitës siç mbajnë peng pushtetin. Kjo është e qartë, për ne ka rëndësi që në Shqipëri të marrë fund koha e institucioneve të kapura dhe opozitës së kapur. Drejt kësaj do të shkohet se s’bën. Kuvendi i 11 dhjetorit ka përcaktuar një maxhorancë brenda partisë demokratike dhe në 6 mars i dha verdiktin përfundimtar. Çështja e pengjeve për ne është një çështje mjaft e rëndësishme sa i përket institucionit dhe rruga që duhet të shkojë drejt zgjedhjes së titullarit më të lartë të shtetit. I vetmi pushtet i pa uzurpuar ka qenë institucionit i Presidencës. E  vetmja zgjidhje është konsensusi, ajo është në opozitën e vërtettë, por mesa duket Rama ja ka vënë syrin dhe kërkon ta kapë dhe këtë dhe përdor opozitën false.

I pyetur se si do e pengoj komisioni i rithemelimit këtë kapje të kryeministrit Rama ndaj institucionit të Presidencës, Noka u shpreh se kushtetuta e përcakton numrin e deputetëve për të propozuar dhe se çështja e presidentit nuk është nga vijnë propozimet por konsensusi që duhet ofruar nga të gjitha palët sepse presidenti është një figurë unifikuese.

Nuk është unifikues kur përfaqëson opozitën e blerë nga Rama, por kur përfaqëson popullin. Rama s’ka asnjë shqetësim unifikimin e vullnetit, atë e shqetëson unifikimi i ushtarëve të tij në pushtet dhe opozitë.

Ndërsa sa i përket mundësisë për një bashkim të Partisë Demokratike, ai tha se në një demokraci bashkimi vjen si pasojë e vullnetit nga vota e lirë. Sipas tij respekti nga kjo votë e lirë prevalon gjithçka.

Një nga shtyllat e tjera të demokracisë pas votës së lirë është  balancimi i pushteteve çka do të thotë sikundër në pushtet edhe një forcë politike i ka të ndara gjërat. Grupi parlamentar është një pjesë e rëndësishme e PD, por kurrë s’ka pasur ka dhe s’do të ketë kompetenca organizative të parisë. Ndaj grupi në këtë rast është legjislativi i partisë, ekzekutivi është komisioni i rithemelimit që ka tagrin dhënë nga kuvendi për çështjet funksionale dhe drejtimin e partisë. Përfshirja e grupit në këtë proces pa pyetur grupin nga ana e Alibeajt është thjesht vazhdimi i axhendës së Bashës për të mbajtur dhe përçarë këtë parti. Bashkimi në grupin parlamentar nuk është bërë sepse nuk janë deputetët e dalë nga 25 prilli nuk janë të përfshirë aty ligjërisht. Flamur Noka për Alibeajn dhe disa të tjerë nuk ekziston në atë grup për të cilin po flisni ju sot. Vullnetet e shërbëtorëve të Ramës PD i refuzon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy