Facebook “fluturon” në bursë, Zuckerberg i pesti në listën e më të pasurve

Facebook “fluturon” në bursë, Zuckerberg i pesti në listën e më të pasurve

Facebook po “fluturon” në bursë ditët e fundit dhe kjo ka bërë që Mark Zuckerberg të fitojë plot 6.2 miliardë dollarë në një ditë të vetme.

Një shumë kjo që e ka katapultuar në vendin e pestë të listës së më të pasurve, duke lënë pas themeluesin e Zara-s, Amancio Ortega, dhe sipërmarrësin meksikan, Carlos Slim.

Me një pasuri që në total shkon në 65.6 miliardë dollarë, Zuckerberg renditet i pesti në klasifikimin që ka bërë Bloomberg për më të pasurit.

Lista kryesohet nga Jeff Bezos me 142.1 miliardë dollarë, Bill Gates vjen i dyti me 95.8 miliardë, Warren Buffet është i treti me 84.9 miliardë dhe Bernard Arnault i katërti me 76.6 miliardë dollarë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy