Endri Shabani do të betohet sot në Kuvend si Avokat i Popullit, në një seancë që pritet të shoqërohet me tensione, raporton gazetari Mariglen Kume. Deputetët e PD kanë një strategji për të bllokuar seancën për të penguar betimin e Shabanit.
“Ditën e sotme pikë kryesore është betimi i Endri Shabanit si Avokat Populli, pas votimit seancën e shkuar, me firmat e PD dhe votat e PS. Parlamenti ka nisur me përplasje mes grupit parlamentar të PD dhe PS. Deputetët e PD do kërkojnë të zhvillojnë mbledhjen e grupit parlamentar brenda seancës. Pritet të jetë një seancë me tension. Sipas informacioneve nga grupi parlamentar i PS, nëse do ketë tensione, apo revoltë nga PS, mazhoranca do kërkojë menjëherë votim dhe të kemi një seancë parlamentare të shpejtë”.
Lidhur me protestën e 22 dhjetorit, Kume bën me dije:
“Ka dy opsione për protestën e 22 dhjetorit, që të qëndrojnë 24 orë aty, ose për tre ditë dhe tre netë. Opsioni më i mbështetur ka qenë që të qëndrojnë 24 orë”.



