Shteti shqiptar duhet të marrë masa ndaj sulmeve kibernetike duke punësuar hackera që shërbejnë për sigurimin dhe mbrojtjen e websiteve nga këto sulme - keshtu u shpreh per Tema TV, Hackeri nga Maqedonis Adis Duraku.
Në një intervistë për televizionin tonë ai tha se ekzistojnë dy lloje hackerash,white hacking dhe black hacking dhe se ai i shërben kategorisë së parë që mbron websitet nga sulmet kibernetike dhe black hacking. Gjithashtu hackeri nga Maqedonia tha se në Mal të zi ka patur raste kur janë burgosur hackera shqiptarë.
Ajo ç'ka Duraku nënvizoi është fakti se Shqipëria është shumë e rrezikuar nga sulmet kibernetike pasi në vitin 2014 shumë website të qeverisë shqiptare janë sulmuar nga serbët.



