‘Braktisja’ e tre fëmijëve nga nëna/ Garo: Janë shtruar në Spitalin Infektiv në Durrës, po ndiqen nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve

‘Braktisja’ e tre fëmijëve nga nëna/ Garo: Janë shtruar në Spitalin Infektiv në Durrës, po ndiqen nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve

Blerina Basha, 33 vjeçe, është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka lënë pa kujdes tre fëmijët e saj të mitur në banesën ku jetonin në Durrës. 

Ajo po hetohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Korrespondentja e MCN Live, Ervina Garo, bën me dije se tre fëmijët janë shtruar tshmw në Spitalin Infektiv të Durrësit, pasi janë prekur nga një sëmundje e lëkurës (zgjebja). 

Është një rast që ka prekur dhe tronditur të gjithë. Fëmijët janë shtruar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore dhe rasti po ndiqet nga shërbimet sociale. 

Aktualisht, ata po trajtohen dhe ndodhen nën kujdesin e institucioneve përkatëse.

Sipas informacioneve, fëmijët nuk kishin shkuar në shkollë prej rreth një muaji. Shkolla kishte adresuar shqetësimin pranë Bashkisë së Durrësit, ndërkohë që prindërit janë të divorcuar dhe fëmijët jetonin me nënën.

Ngjarja është zbuluar pas ndërhyrjes së gjyshes së fëmijëve, e cila kishte shkuar për t’i vizituar. 

Ajo ka filmuar kushtet ekstreme në të cilat ata jetonin dhe më pas është drejtuar në Policinë e Durrësit. Fëmijët, të moshave 5, 10 dhe 12 vjeç, dyshohet se ishin lënë vetëm për disa ditë pa ushqim dhe në kushte të ftohta, të mbuluar vetëm me batanije.

Banorët e pallatit kanë deklaruar se kanë dëgjuar të qarat e fëmijëve dhe kanë ndërhyrë në Pas njoftimit, Policia e Durrësit ka shoqëruar fëmijët në spital për ekzaminime mjekësore, ku u konstatua se kishin probleme shëndetësore.

Nëna, e cila punon si bankiere, ka mohuar akuzat, duke deklaruar se për shkak të angazhimit në punë nuk mund të qëndronte gjatë gjithë kohës me fëmijët.

Ndërkohë, Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Zyrën dhe Qendrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, njofton se tre të miturit janë marrë në mbrojtje dhe më pas janë sistemuar nën kujdesin e institucioneve sociale në Durrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy