A do të kandidojë Putin për një mandat tjetër?

A do të kandidojë Putin për një mandat tjetër?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk pranoi të thotë publikisht nëse planifikon të garojë për një mandat të ri gjashtëvjeçar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

I pyetur nga gazetarët në Pekin nëse është koha për të shpallur vendimin, Putin u përgjigj: “Jo”.

Putin, 64 vjeç, ka qenë në pushtet si president ose si kryeministër qysh në vitin 1999.

Ai pritet të garojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ndërsa popullariteti i tij, dominimi në arenën politike dhe kontrolli mbi mediat lënë të kuptojnë se ai do të jetë favorit për të fituar. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy