Mungesa e një rruge në fshatin Spiten në qendrën Administrative Zejmen është kthyer vërtetë në një shqetësim të madh për banorët e fshatit.
Ka vende vende ku është e riparuar me materiale inertesh në mënyrë rrethanore nga banorët e fshatit. Kur bie shi dhe shkatërrohet ne dalim vetë dhe e riparojmë.
“Politikanët vijnë vetëm për vota. Kjo është edhe arsyeja se përse fëmijët tanë janë larguar nga këtu dhe kanë ikur të gjithë. Kjo rrugë në këtë gjendje është e rrezikshme”, shprehen banorët.
Xhadat kanë shkuar pranë qendrës administrative Zejmen për të marrë një përgjigje nga kryetarja e kësaj qendre, Rajmonda Prendaj. Si fillim ajo iu thotë se nuk keni të drejtë të filmoni dhe se duhej të ishin pajisur me leje nga e drejta e autorit.
Rajmonda Prendaj iu premton stafit të emisionit Xhadat se për çështje ditësh do iu japë informacion, vetëm se i nevojitet pak kohë që të marrë një informacion më të saktë. Duke kontrolluar adresën e emailit për të parë nëse ka ardhur ndonjë i tillë, por as që bëhet fjalë.
Mund të themi me plot gojë se zonja Rajmonda mashtroi Xhadat dhe banorët e Qendrës së saj Administrative të cilët e votojnë. Fundja, ky është edhe qëllimi për të cilin Xhadat kërkojnë këtë informacion, që të informojmë këta banorë.



