Obama premton një tranzicion të kujdesshëm, por vigjilent me Trump

Obama premton një tranzicion të kujdesshëm, por vigjilent me Trump

Presidenti amerikan, Barack Obama dha lamtumirën e tij në skenën ndërkombëtare duke premtuar një tranzicion të kujdesshshëm, por vigjilent me pasardhësin e tij, Donald Trump, eksperienca e të cilit, personaliteti i vrazhdë dhe deklaratat tronditëse kanë ngjallur dyshime dhe shqetësim në botë.

Presidenti amerikan, i cili do të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar, theksoi se do të dëshironte të ishte pjesë e traditës amerikane duke refuzuar së kritikuari pasardhësin e tij, gjatë konferencës së fundit për shtyp jashtë vendit të mandatit të tij tetë vjeçar.

Ai konfirmoi se do të lejonte pasardhësin të merrte qetësisht funksionet e tij, pa përjashtuar ndërhyrjet publike në të ardhmen nëse ai do të gjykonte se disa vlera themelore ishin kërcënuar.

“Dua të jem i kujdesshëm për funksionin tim presidencial dhe t’i jap presidentit të zgjedhur mundësinë për të formuar ekipin dhe për të zbatuar politikën e tij”, theksoi Obama në përfundim të samitit të zonës së Azi Paqësorit.

Presidenti amerikan kujtoi se paraardhësi i tij, Georges W. Bush (2000-2008) ishte treguar pak më shumë elegant, kur i kishte dorëzuar Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008.

Por ai shtoi gjithashtu se do të ishte i kujdesshëm përsa i përket shkeljeve të mundshme të vlerave themelore të SHBA-së.

“Si qytetar thellësisht i lidhur me vendin tonë, nëse disa gjëra specifike më duken përtej ideve dhe mosmarrëveshjeve politike, prekin vlerat dhe idealet tona themelore dhe që i konsideroj të nevojshme t’i mbroj, atëherë do ta shqyrtoj me kujdes situatën”, theksoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy